Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin
Vizion 2020 për Të drejtat dhe Shëndetin seksual dhe riprodhues pdf Shtyp Email

Parathënie/ Rreth Vizionit 2020

Në dekadat e fundit, axhenda ndërkombëtare e zhvillimit ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore. Konferencat dhe samitet historike të Kombeve të Bashkuara gjatë viteve 1990 dhe fillim-viteve 2000 përcaktuan një vështrim të ri për zhvillimin, si krijimin e një bote të barabartë, të drejtë dhe të qëndrueshme. Kjo zhvendosje drejt një qasjeje të gjerë për zhvillim,  me njerëzit në qendër, është e dukshme në marrëveshjet ndërkombëtare historike, duke përfshirë Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Zhvillimin në Rio de Janeiro (1992), Konferencën Ndërkombëtare mbi Popullsinë dhe Zhvillimin në Kajro (1994) dhe Konferencën IV  Botërore për Gratë në Pekin (1995).

 

Me shume...
 
NJOFTIM PUNËSIMI pdf Shtyp Email

POZICIONI:                         DREJTOR EKZEKUTIV


VENDI I PUNËS:                  TIRANË


MBYLLJA APLIKIMIT:       25 JANAR 2014

 

 

INFORMACION BAZË

 

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin punon për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së të gjithë njerëzve në Shqipëri, në veçanti të grupeve vulnerabël  dhe të margjinalizuara, përmes: Avokimit për ligje dhe politika duke përfshirë fushën e shëndetit riprodhues, ndërgjegjësimin e popullsisë dhe grupeve në risk për një mënyrë jetese të shëndetëshme dhe për të drejtat e njeriut; eliminimin e barrierave ndaj pjesëmarrjes së barabartë të meshkujve dhe femrave në të gjitha aspektet e jetës ekonomike, politike dhe sociale, parandalimin e dhunës me bazë gjinore, trafikimin e qenieve njerëzore dhe sigurimin e mbrojtjes së të mbijetuarave/mbijetuarve të dhunës; promovimin dhe sigurimin e aksesit të barabartë ndaj informacionit cilësor, shërbimeve të përballueshme dhe ofromin e shërbimeve dhe edukimin në veçanti për të rinjtë, gratë dhe grupet vulnerabël. Për më shumë informacion mund të lexoni në faqen: www.acpd-al.org.

Me shume...
 
<< Fillo < Para 1 2 3 4 5 6 Tjetri > Fund >>

Faqe 1 nga 6

WebPage Language Select

Vision 2020