home
    Te reja
    Rreth
    home
    home
 

 

  • Takime me te rinjte e komunitetit ROM

Gjate muajve Shtator – Tetor 2011, stafi i CHOICES organizoi disa takime me te rinjte e komunitetit Rom. Keto takime u mbajten nga stafi si dhe disa edukatore bashkemoshatare te cilet sherbyen ne pozicionin e trajnuesve te te rinjve. Gjate ketyre takimeve u be nje prezantim i detajuar i qellimit te punes se projektit si edhe aktiviteteve qe do te zbatohen duke theksuar keshtu Informacionin, Komunikimin dhe Edukimin si edhe  Sherbimet Miqesore per Te Rinj qe qendrat rinore dhe klinikat e ketyre qendrave ofrojne.
Stafi rinor dhe edukatoret bashkemoshatare vizituan te rinjte ne lagjet rome, universitete / shkolla te mesme dhe promovuan sherbimet qe  klinikat e QSHPZH ofrojne per te rinjte, shperdnane fletepalosje dhe iu pergjigjen pyetjeve te bera nga te rinjte lidhur me shendetin seksual dhe riprodhues. 
Permes pyetjeve te drejteperdrejta qe u drejtuan nga stafi i projektit CHOICES si edhe diskutimit te hapur rreth nevojave te komunitetit Rom per informacion lidhur me Shendetin Riprodhues dhe Seksual u identifikuan keto ceshtje: komunitetit Rom i nevojitet informacion mbi komponentet e Shendetit Riprodhues, Semundjet Seksualisht te Transmetueshme, Te Drejtat seksuale, ceshtjet gjinore; keshillime per shtatzanite, testim te SST-ve, prezervative etj.

  • Sesione edukuese mbi kontracepsionin

 

Gjate muajit Shtator, stafi rinor i dy qendrave te QSHPZH (Tirana dhe Vlora) se bashku me kater edukatore te bashkemoshatareve zhvilluan disa sesione edukuese per kontracepsionin me te rinjte e shkollave 9-vjecare dhe shkollave te mesme. Keto sesione u mbajten nga te rinjte vullnetare te trajnuar me pare.
Moduli i perdorur gjate sesionit u pershtat nga Federata Nderkombetare e Planifikimit Familiar dhe permbante tema si:
Perse eshte e rendesishme te flasim rreth seksualitetit me te rinjte?; Metodat kontraceptive – avantazhet dhe disavantazhet; llojet e ndryshme te kontracpesionit; Informacion i pergjithshem mbi Infesksionet Seksualisht te Transmetueshme; Dhjete te drejtat seksuale te te rinjve...
Te gjithe te rinjte qe moren pjese ne keto sesione moren informacion dhe njohuri rreth perdorimit te kontracepsionit, te drejtave seksuale dhe edukimit seksual.                                                                                                                          

  • Trainimi per Traineret “Nje Vullnetar Mund te Beje Gjithcka”

                                                                                                                                                                                                                                 Ne nentor 2011, stafi rinor i ACPD zhvilloi nje trajnim dy ditor me pjesemarrjen e 20 te rinjve, studente te universiteteve publike ne Tirane si dhe perfaqesues te komunitetit Rom me trajnuese dr. Teuta Pipa, ekseprte ne fushen e shendetit riprodhues dhe seksuale. Objektivat e ketij trajnimi ishin: shperndarja e informacionit dhe njohurive nw fushen e shendetiti riprodhues te te rinjtw e moshws 15-24 vjec; kuptimi i konceptit tw vullnetarizmit nga tw rinjtw vullnetarw dhe pjeswmarrjen e tyre nw aktivitetet rinore si dhe pajisja e tw rinjve me aftwsi trajnuese mw qwllim qw ata ta shpwrndajnw kwtw informacion tw bashkwmoshatarwt e tyre. Gjate ketij trajnimi u perdor moduli i quajtur  “Nje vullnetar mund te beje gjithcka”, i cili eshte paershtatur  nga stafi rinor i ACPD per ti sherbyer ketij aktiviteti. Fale struktures te sakte dhe te qarte te modulit i cili eshte i ndare ne sesione ku trajtojtohen tema te ndryshme lidhur me shendetin seksual dhe riprodhues,- si metodat e kontracepsionit; IST dhe HIV/AIDSE, - te rinjte u prezantuan me informacion te sakte e profesional lidhur me shendetin riprodhues e seksual. 
Permes nderveprimit, diskutimit konstruktiv, punes ne grupe, rasteve studimore, lojrave me role, vullnetaret ndertuan konceptin e vullnetarizmit, dizenjuan principet dhe menyrat e pjesemarrjes ne aktivitetet qe do te zhvillohen nga Qendrat rinore te ACPD-se.


“Informacionin dhe njohurite qe fitova ne kete trajnim do ta ndaj me moshataret e mi te komunitetit tim Rom – u shpreh Brisilda Taco, perfaqesuese e komunitetit rom”

Ne fund te sesioneve, studentet e trajnuar ne te dy kurset e trajnimit TOT, ishin te gatshem te zhvillonin dy sesione edukuese me moshataret e tyre ne universitete, me te rinjte e varfer te zonave periferike si dhe me te rinjte e komunitetit rom.


“Eshte nje pergjegjesi e veshtire te zhvillosh trajnimin TOT, por kjo do te na ndihmoje qe te shperndajme informacionin mbi shendetin riprodhues dhe seksual ne menyren e duhur – nje vullnetare e Qendres se Tiranes
  • Aktivititete rikrijuese dhe promovuese

 

Ne dhjetor 2011, u zhvillua nje aktivitet ne formen e  konkursit per krijimet me te mira, ku moren  pjese  te rinjte vullnetare, peer edukatoret dhe keshilluesit moshatare me ta nga te tri qendrat e QSHPZH-se. Krijimet permbanin mesazhe qe u drejtoheshin te rinjve lidhur me ceshtjet e Shendetit riprodhues dhe seksual. Perpara se te rinjte te tregonin krijimet e tyre, koordinatoret e te tri qendrave prezantuan keto qendra dhe klinikat se bashku me sherbimet qe ofrohen ne to.

  • Historia e nje partneri te infektuar – ishte pergatitur ne formen e njee dialogu ne te cilin thuhej se si vajza me AIDS i tregon partnerit te saj se e kishte infektuar pas nje marredheie te pambrojtur dhe rrjedhen qe mori jeta e tyre pas ketij lajmi. Kjo teme u prezantua nga Mona e cila perfaqesonte Shkodren.
  •  “ I dashur Beb” – kjo teme fliste per nje vajze te re e cila detyrohet te abortoje per shkak te kushteve jo te mira dhe letra qe i drejtohet bebit pas kryerjes se abortit, ku  vajza i premton se do te mesonte me shume rreth planifikimit familjar.
  • Tema e fundit trajtonte nje monolog te nje qytetari te thjeshte, ku mbizoteronin nota rebelimi ndaj shoqerise e cila konsiderohej si nje “perbindesh i vetekrijuar e i vete ushqyer” qe shkaterron jete njerezish. Ne kete krijim sa artistik aq edhe dramatik, kritikoheshin qytetaret e painformuar rreth infeksioneve seksualisht te transmetueshme, ne vecanti HIV/AIDS,- te cilat jane qelizat e ketij perbindeshi shoqeri-shkaterrues. Mesazhi sa kritikues edhe ndergjegjesues, u transmetua shume qarte nga ky krijim.

Pas perfundimit te prezantimit te temave, te rinjte moren dhurata dhe certifikata. Stafi rinor kishte menduar t’i vendoste ne hotel  te rinjte e te tre rretheve ne menyre rastesore duke u dhene atyre mundesine te njiheshin me mire me njeri-tjetrin dhe te ndanin pervojat  e tyre.